Gjashtë persona u plagosën, tre prej tyre seriozisht. Përplasjet në tre lokacione të ndryshme çuan në mbylljen e plotë të njërës prej rrugëve kryesore në Berlin.
Mediat lokale kanë raportuan se burri, i cili po drejtonte një veturë Opel Astra, më vonë u ndal në rrugë dhe vendosi një kuti në çatinë e veturës, duke pretenduar se brenda kishte eksploziv.
Njësitë speciale hapën kutinë, por gjetën vetëm mjete në të. Disa media raportuan se burri bërtiti “Allahu Akber” ndërsa doli nga automjeti. Policia arrestoi të dyshuarin.
Ndryshe, incidenti shkaktoi bllokime të mëdha trafiku të martën mbrëma. Rreth 300 njerëz kishin ngecur në rrugë me orë të tëra.